(Poezi nga Ragip Gjoshi)
Globi kot rrotullohej për ne
Toka jonë ndahej në copa
Pas dy mijë motesh n’ shejtni
Zot i madh vendosi për të na parë!
Komb i vjetër i Ballkanit në pesë copa
Pas betejave hante mishin e vet
Për inatë të së resë më vdektë djali
Thanë për ata që ngacmuan grerëzat me krande.
Zoti na zgjati për pak çaste dorën!
E për disa mote dikush u bë qen bir qeni!
Por disa bga qenët u bënë me ujqërit
I prenë e coptuan delet çobanit
Më pastaj këta qenët e bir qenët
Tentuan për t’ia ngrënë kokën çobanit!
‘
Dikush përbrenda vehtes dreqin mbanë
Qen bir qeni janë disa fyryrënjeriu
Disa të tjerë u bënë kuaj të drunjtë
Kajt nuk lanë njeri pa një patkua
E qenët kanë mësyrë të ihanë dhe çobanin!
Nuk kanë fytyrë që del n’mejdan sërish!
S’ kanë besë as nderë e as Atdhe
Ky soj njeriu ta prishë Ditën e dasmës
Ky soj njeriu ta gërditë edhe Ditën e Bajramit…
Dikush ra për atdhe e për Ligj e Shtet!
E dikush do të vdes veç për lek n’ xhep!
E shemb themelet e shtëpisë- Kosovë
Do monstra kombi me shumë huqe…
Për inat të çlirimtarëve e për pushtet
Harrojnë se dikush ka rënë për Ligj e Shtet
Luten: Dhe kur as bari të mos mbijë!
Veç Liribërësi i mbyllur të rrijë…!
Drenicë, Ditën e Bajramit të Madh 2023