Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen. Shumë prej nesh e bëjnë këtë automatikisht.
Ky pozicion është shumë elegant dhe seksi, dhe shpesh e lidhin me të qenit “femërore” dhe “e edukuar”.
Ne jemi mësuar t’i kryqëzojmë këmbët tona pa menduar, por jo shumë prej nesh e dinë se ajo mund të ketë disa pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.
Qëndrimi në një pozicion për orë të tëra mund të çojë në një gjendje tjetër që quhet Paraliza Peroneale Nervore ose Paralizë. Kjo mund të ju ndodhë nëse ju uleni në të njëjtin pozicion për një periudhë të gjatë kohore.
Në vitin 2010, studime të ndryshme kanë treguar se kur rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.
Edhe në qoftë se ju nuk keni ndonjë problem me tensionin e gjakut, duhet shmangur këtë pozicion kur uleni, pasi që mund të jetoni një jetë të shëndetshme dhe të parandaloni po ashtu edhe çrregullime të tjera të qarkullimit të qarkullimit të gjakut.
Një tjetër arsye se pse ju nuk duhet t’i vëni këmbët njëra mbi tjetrën është se ajo dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi , duke rezultuar kështu me rritjen e presionit të gjakut pasi që zemra duhet të pompoj një sasi të konsiderueshme të gjakut.
Së fundmi një studim ka nxjerr në pah se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se 3 orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati në ijet tuaja.