Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është i njohur për “shkathtësitë politike”, por duket jo shumë edhe në sfera të tjera.
Ai sot është gjendur në një situatë të palakmueshme gjatë takimit me ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt.
Thaçi u vë në siklet gjersa po mundohej të hapte dhuratën e pranuar nga Reinhardt.
Atij iu deshtë ndihma e këshilltarit për të hap dhuratën që ishte një libër, për të cilën tha se do ta lexojë me kënaqësi.