Kur Transparency International nuk e sheh “elefantin në dhomë”!

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 13:55 | Nga Kimete Berisha
  • Prej se kam lexuar se si atmosfera e punës në këtë organizatë herë pas here ka qenë toksike
    dhe sidomos, prej se kam lexuar se si e kanë pranuar një donacion milionësh nga Siemens ‘i korruptuar’….raportet e tyre i lexoj dy herë.
  • Çfarë ndodh në një zyre mes hajnave e kriminelëve (të pushtetit dhe të privatit), që janë dakord mes vete, s’ka se si ta dijë askush, as Transparency International!
  • Prandaj, s’më rrihet rehat pa e plotësuar ‘pak’ raportin e tyre me të vërtetat e tmerrshme për korrupsionin e madh të qeverisë së Albin Kurtit.
  • Albin Kurti ka korruptuar votuesit me premtime të rreme dhe i ka grishur për ndryshime.

S’ka gjëmë më e madhe se sa gjëma e atij që e ke grishur dhe i ke dhënë premtime të kota.

Premtimet që i ka dhënë Albin Kurti (për shembull për lirimin e çmimeve të ushqimit), sot pa iu dridhur qerpiku, i quan ‘synime’!

Ai që në opozitë ka premtuar lirimin e çmimit të energjisë elektrike, sot, në pushtet, kërkon i çartur shtrenjtimin e energjisë.

Si dikush që nuk dëshiron ta fitojë më pushtetin, dhe që ka ardhur shpejt e shpejt veç për të shkretuar, Albin Kurti
ka manipuluar me shpresat e njerëzve të lodhur nga varfëria, nga padrejtësitë e nga pabarazia,
i ka korruptuar idealet dhe pritjet e gjata tē shqiptarëve për një një jetesë më të lehtë.

Kështu si Albin Kurti, kaq pandershëm dhe me kaq arrogancë, nuk ka bërë askush para tij.
Ka tregtuar me ndjenjat më të sinqerta të shqiptarëve.

  • Albin Kurti i ka korruptuar komandantët e UÇK-së, duke ‘blerë’ nga ta certifikatën e veteranit.

Çfarë komandanti është Ai që krijon ushtar prej letre, dhe për çfarë interesi një komandant e shpall ushtar – joushtarin!

Albin Kurti nuk ka qenë ushtar i UÇK-së.
Me zë dhe me figurë, midis luftës, i ka treguar botës, se për jetë të jetëve, nuk pranon ta prek armën me dorë.

S’ka korrupsion më të madh se ky, kur nga pozita e kryeministrit e bën veten VETERAN i UÇK-së, pa prekur armë me dorë.

Komandanti le të tregojē! Pse Albin Kurtin e bëri veteran të UÇK-së!

Çdo njeri me dy parë mend e di, se edhe komandanti që e ka shpallur veteran njeriun që s’ka luftuar, ka fituar diçka nga Albin Kurti!

Çka ka fituar?
…ndoshta duke e shpallur veteran njeriun e rremë, s’ka fituar asgjë, veç i ruan ato që i ka fituar më përpara.

  • Albin Kurti po i jep miliona euro KEDS-it të privatizuar, dhe u bë në anën e ‘tij’, kundër popullit shqiptar.
    Pse?

Prokuroria duhet ta hetojë se cili është interesi i Kryeministrit Kurti që ta shtrenjtojë rrymën në baza etnike, veç për shqiptarët.

Ku shkojnë milionat që qeveria ia jep KEK-ut e KEDS-it, e dreqit e të birit!
A ka korrupsion më të madh se ky, kur me paret e buxhetit të Kosovës financonet një kompani e privatizuar!

Kush është ai mafioz në KEK që e ka ‘blerë’ qeverinë e Kosovës dhe e ka magjepsur Albin Kurtin të çohet kundër interesave të popullit shqiptar.

  • Albin Kurti ua paguan rrymën serbëve, me paret tona.
    Njeriu i tij në ZRRE, Ymer Fejzullahu, e përmendi komandantin e KFOR-it Yves de Kermabon, i cili, sipas tij, në vitin 2009 ka dhënë urdhër ‘të mos u ndërpritet rryma komunave serbe në veri’.

Por, më 2009 nuk ka qenë Kermabon komandant i KFOR-it.
Mbasi që u çel Letra e përmendur e komandantit, ajo letër duhet të publikohet, sepse ‘komandanti i KFOR-it’ nuk i ka dhënë urdhër qeverisë së Kosovës që t’i lirojë serbët nga pagesa e rrymës

S’ka diskriminim, s’ka korrupsion, s’ka racizëm më të madh se ky, kur një kryeministër me prejardhje shqiptare i shkel ‘në fyt’ shqiptarët, kurse i privilegjon serbët.

Le t’i privilegjon, por së paku le të dihet pse po i privilegjon.
A janë popull i zgjedhur serbët, sipas Albin Kurtit, a çka janë ata?

  • Transparency International nuk e vëren korrupsionin kur viktima të shqiptarëve janë shqiptarët.

Sepse, viktimat shqiptare nuk po ankohen, që do të thotë janë pajtuar të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe kanë ‘nderin’ t’ua paguajnë rrymën serbëve ”të zgjedhur’ të Albin Kurtit.

  • Albin Kurti po ia lë fajin KFOR-it, për dështimin e tij në Veri.
    Këtë e bën me hile, me djallëzi, me qëllim të keq, për ta relativizuar KFOR-in për shqiptarët, për ta bërë antipatik.

Ka filluar t’i spiunojë bisedat konfidenciale të KFOR-it dhe të ish kancelares Angela Merkel.

(Në momentin kur dikush u tregon diçka për dikë me të cilin ka folur në konfidencialitet, ngritu nga tavolina menjëherë, sepse para vetes e ke njeriun më të poshtër që mund të ekzistojë).

Njësoj si Mimoza Kusari kur dështoi në Gjakovë, filloi t’i spiunonte amerikanët publikisht, të cilët ia kishin kërkuar t’i lejojë serbët ta vizitojnë Gjakovën, e kjo si patriote e flaktē, nuk i ka lejuar, prandaj amerikanët e kanë braktisur Mimozën.

Kjo është kaq patetike.

Albin Kurti, priti vetëm derisa të bëhet ish kancelare që të na tregojë se edhe kancelarja gjermane Merkel e ka ‘favorizuar’ filan kompaninë, Bilfinger…
S’ka nivel më të ulët se sa të spiunosh bisedat e tavolinës.
S’ka. Absulutisht nuk ka nivel më të ulët.

  • Eksodi i shqiptarëve po vazhdon.
    Kosova po boshatiset. Atmosfera është depresive, si në fillim
    të viteve të ’90-ta, masat e dhunshme.
  • Popovci junior u kujtua tash t’i shikojë mësuesit shqiptarë si atëherë serbët që na shihnin ‘tepricë’!

Nuk i sheh i biri anti shqiptar paramilitarët serbë të ‘Rojave të Urës’ që marrin paga nga qeveria e Kosovës, pa punuar,
por mësimdhënësit shqiptarë ia vrasin syrin, i duken tepricë (për hudhje), në vend se të angazhohet t’ua rris pagat.

  • Citoj veten: Kosova nuk ua paguan pensionet e plota mësimdhënësve, gazetarëve, punētorëve, asnjë shqiptari nuk ia paguan pensionin e plotë, nëse shqiptari nuk ia ka paguar pushtuesit serb (Serbisë) kontributet.

Po vdesin shqiptarët nga mërzia që nuk e gëzojnë pensionin.

Kjo padrejtësi është aq e madhe sa hyn te mitologjia!

  • Kosova është e varfër, e izoluar dhe e ‘mbytur’!
    Pa shpresë e pa rrugëdalje.
    Shpresën e ka vjedhur Albin Kurti, tash nevojitet kohë e gjatë derisa të lind një shpresë e re.

Albin Kurti, dy herë nuk mund t’i mashtrojë shqiptarët, sepse për çdo njeri, njeriu e ka një shpresë t’ia ‘dhurojë’!

Se, shpresës i duhet kohë e gjatë të rilindet përsëri. Radhën, tani, e ka zhgënjimi, pastaj vjen lodhja nga mërzia, pason dorëzimi, dhe në fund, dorëzimi e lind një shpresë të re.

  • Qeveria e Albin Kurtit po e zbraz Kosovën nga shqiptarët.

Qeveria milionere, me shtëpitë e tyre në lagjet luksoze dhe me mendje në Hënë, e shohin popullin shqiptar larg nga Kosova, në diasporë!
Eksodin e shqiptarëve, po e origanizon qeveria Kurti,

duke i demotivuar, dehumaniziar, duke i varfëruar,
duke e ndarë popullin në pozitë dhe opozitë,
duke i trajtuar shqiptarët si tepricë,
dhe përfundimisht duke ua humbur shpresën se një ditë këtu mund të ketë mirëqenie, drejtësi dhe barazi.

  • Është e pamundur ta bindesh veten se do të jetosh aq gjatë sa do ta zësh një ditë të mirë këtu në këtë vend, që duket se veçmas të gjithëve, sillet në të kundërtën e diellit.

P.S. Frymëzuar nga ‘Pallati i Endrrave’ ~~Ismail Kadare.

Aty, në libër, pushteti i kontrollon ëndrrat e popullit, armiku kërkohet në ëndrra, dhe realiteti krijohet nga ëndrrat.

Këtu, qeveria Kurti i kontrollon Like-t!
Kush e pëlqen një kritikë kundër Pushtetit, është armik i shtetit!

(Burra që u prek kryet n’tavan, ma çojnë për selam ‘hallall të qoftë-in’, dhe komplimente të bukura, por ama nuk guxojnë ta bëjnë shkrimin Like).

Sepse, e ruajnë veten nga stupci i pushtetit të Rizvanollës
(që i ka 200 mijë euro kesh në bankë, prandaj çuditet pse ende shqiptari e heton kur i humb 1 euro),
i Rifatit (që i ka spitalet pa letër e pa shampon, kurse vet si King i mjerimit shkel me kaubojka nëpër vuajtjet e popullit),
i Albulenës, i Albin Kurtit, i qeverisë antishqiptare

Pra, është kaq qesharake kur ti i shkruan shkrimet e dikush s’guxon as t’i lexojë hapur ato, se lëre më t’i pëlqej!

A ka turp më të madh për TY se sa të frikësohesh nga ata që ikën nga lufta për çlirim.
Të frikësohesh nga frikacakët! Marrëzi për Ty!

Të ngjashme