“Kurani më bëri të qaj”, partnerja e Benzema konvertohet në Islam

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka njoftuar se është konvertuar në Islam.

Ozuna, nënë e katër fëmijëvë, foli për këtë temë në AS Tikitakas, duke dhënë detaje interesante. Ozuna, e lindur në Maryland të SHBA-ve, nuk la pa përmendur kodet strikte të veshjes së vendit aziatik.

“Të them të drejtën nuk e njiha Benzeman. Unë jam amerikane dhe ne nuk dimë aq për futbollin. Përveç ndryshimit të qyteteve dhe lindjes së një fëmije, dëshmia tjetër e madhe e dashurisë nuk vonoi shumë, pasi unë u konvertova në fenë islame. Ishte këtu një Xhami në Madrid. Kur ata po recitonin Kuranin, unë fillova të qaj si një vajzë e vogël” – tha ajo. Kujtojmë që Benzema ka firmosur në Arabinë Saudite me Al-Ittihad.

Të ngjashme