Ju jeni duke e shkatërruar smartfonin tuaj duke e lënë gjatë gjithë natës në mbushës.
E gjitha kjo sipas një grupi studentësh në “Battery University”, të cilët kanë pohuar se presioni i vazhdueshëm i rrymës në telefonin tuaj, e dëmton atë.
Ata gjithashtu kanë thënë se është më mirë që mos ta mbushni kurrë plotësisht telefonin tuaj.
“Li-lion”, lloj baterish e cila gjendet shpesh tek Iphone është lloji i cili funksionon më së miri sipas tyre, pasi që nuk duhet të mbushet plotësisht dhe në këtë mënyrë jetëgjatësia e saj është edhe më e madhe.
Kështu që, sipas rekomandimeve të tyre gabimi që ne e bëjmë me smartfonët është duke i lënë në karikues gjatë gjithë natës dhe duke i mbushur plotësisht.