Në futboll jemi mësuar të shohim veprime spektakolare të lojtarëve, të cilët e pasojnë topin pa shikuar fare tek “objektivi”.
Specialist në këtë aspekt ishte Ronaldinho, i cili shikonte diku tjetër derisa e bënte pasimin.
E një portier në stërvitje është munduar në njëfarë mënyrë ta bëjë veprimin “no look catch”, për ta kapur topin pa e shikuar fare atë, shkruan “Gazeta Express”.
Por, kjo provë i ka shkuar dëm këtij portieri, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë.
Ai në fakt nuk e përcepton si duhet topin, i cili hyn në mes të duarve të tij dhe përfundon në fytyrën e tij.
Kjo video, e cila sigurisht se ju bën edhe të qeshni kur ta shihni, është bërë virale në rrjetet sociale.
Nga kjo del një mësim dhe një këshillë: kurrë mos e bëni një veprim duke shikuar dikah tjetër, e jo nga topi.