Unë besoj në demokraci dhe pluralizmin politik.
Unë besoj që ndërrimi i pushteteve është i shëndetshëm për ekuilibrin shoqëror. Kam pasur shumë besim që kur të vijnë në pushtet majtistët, do të ketë një shpërndarje ekonomike më të ekuilibruar ku do të rriten tatimet për ata që jetojnë në luks dhe do të ndihmohen më shumë familjet e varfëra.
Kam besuar që majtistët nuk do të na sillen poshtë e nalt me xhipa të zi. Kam besuar që nuk do të favorizohen oligarkët.
Ama, kurrë nuk e kam besuar që majtistët bëhen bashkë me mafinë energjetike edhe i rrisin çmimet e rrymës për të vjedhur pikërisht njerëzit e varfër të shoqërisë.
Kurrë hiç nuk e kam besuar që një familje me asistencë sociale prej 150€ do të paguajë faturën e rrymës 130€.
As nuk kam mundur ta imagjinoj që majtistët do ta bënin ndonjëherë një gjë të tillë.
Fatkeqësisht, po vërtetohet ajo thënia e famshme italiane për fashistët, ku thonë:
Fashistët ndahen në dy grupe; fashistët dhe antifashistët.
Në paralele, desha të them që në Kosovë, djathtistët ndahen në dy kategori:
Majtistët dhe djathtistët.