Albion Kurtaj është rikthyer te Ferizaj, pas një gjysmësezoni te kaluar te Prishtina.
Para Prishtinës, sulmuesi anësor ishte pjesë e Llapit.
Kështu, Kurtaj kthehet pas një sezoni e gjysmë te Ferizaj, për të ndihmuar sërish skuadrën në synim për inkuadrim në Superligë.
Ferizajasit sot zyrtarizuan edhe nënshkrimin me sulmuesin tjetër, Sokol Kiqinën.