Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, dhe depueteti i kësaj partie, Albin Kurti, në kuadër të fushatë zgjedhore kanë takuar dje disa hoxhallarë në Gjilan.
“Bashkë me Albinin patëm kënaqësinë të takonim disa hoxhallarë nga Gjilani para të cilëve folëm për prioritetet tona për Gjilanin”, ka shkruar Kurteshi, në faqen e tij në Facebook.
“Gjilani, sikur e gjithë Kosova, shquhet për bashkëjetesë të shkëlqyer ndërfetare e angazhim të përbashkët kombëtar mu sikur vepra e Mulla Idriz Gjilanit”, ka theksuar Kurteshi, i cili garon në balotazh me Lutfi Hazirin e LDK-së.