Komisioni parlamentar për Arsim ka filluar takimin për të diskutuar lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim po marrin pjesë ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi, përfaqësues të SBAShK-ut dhe Këshilli i Prindërve.
Kryetari i këtij Komiisonit, Ismail Kurteshi, tha se Komisioni është i brengosur për gjendjen aktuale në arsim dhe mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga ana e MASHT-it dhe SBASHK-ut.
“Përkundër përpjekjeve që mosmarrëveshjet të kalohen, ne si komision kemi vendos me ju bë bashkë, edhe njëherë 3 palët të bëjmë përpjekje që mosmarrëveshjet në mes SBAShK-ut dhe MAShT-it të kalohen dhe të arrihet marrëveshje në interes të nxënësve”, tha kryesuesi i komisionit, Ismail Kurteshi.
Kurteshi tha se kërkon nga mediet të lirojnë sallën në mënyrë që diskutimi të vazhdoj pa prezencën e tyre.
“Menjëherë pas takimit keni mundësi të merrni deklarata nga gjithë akterët”, shtoi Ismaili.