Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë me numrin 105. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas shortit duke e lidhur këtë numër me fitoret e subjektit që ai udhëheq.

“105, numri i fitoreve të radhës, i besimit të qytetarëve dhe shërbimit ndaj tyre,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme