Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se datën e 11 korrikut të cilën Qeveria e ka shpallur Ditë Përkujtimore për Gjenocidin në Srebrenicë, opozita 11 vite më parë me dy të tretat e votave kishin miratuar projektligjin për amnistinë që i fal krimet e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Qeveritarët e asaj kohe e përshkruanin ligjin si një akt të rëndësishëm e të nevojshëm politik ndërsa qytetarët dhe organizatat jo qeveritare jo vetëm Lëvizja vetëvendosje, protestuan kundër duke qëndruar ditë e natë para kuvendit të Kosovës për ta penguar atë”, ka thënë Kurti.
“E ironia ofenduese e këtij ligji bëhej edhe më e fortë sepse u votua pikërisht në ditën kur po shënohej përvjetori i gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë e në Kosovë, pra pikërisht atë ditë miratohej amnistia e krimineleve e strukturave. Dallimi nuk ka mundur të jetë më i madh, qeveria jonë në qershorin e vitit të kaluar i ka shpallur organizatat e tyre mbrojtja civile dhe brigada e veriut organizata terroriste strukturat ilegale po mbyllen shërbimet e tyre po zëvendësohen me shërbime të mira, e të drejta të institucioneve të Republikës së Kosovës. Nuk ka amnesti sepse ajo do të ishte padrejtësi ndaj viktimave qytetarëve dhe shtetit tonë pa dallim”, ka thënë Kurti.
“Qeveria e Republikës sonë e ka shpallur 11 korrikut ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë kurse Kuvendi i Republikës e miratoi deklaratën në mbështetje të rezolutës të kombeve të bashkuara. Me këtë rast ne edhe njëherë konfirmojmë angazhimin tonë për drejtësi e cila është parakusht për paq të qëndrueshme dhe pajtim midis popujve i bëjmë thirrje organeve tona të drejtësisë prokurorisë e gjyqësorit që të jenë shumë më aktiv e të bëjnë krejt çfarë munden e dijnë në mënyrë që plagët e hapura nga krimet e kryera gjatë luftës ndaj popullit tonë të mbyllen me drejtësi për viktimat e ndëshkim për kriminelët”, shtoi ai.