Kurti: 20 persona dëshmojnë torturat e ministrit Rikalo

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 15:09 | Nga Kaltrina Zymberi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin për dyshimet për krime lufte ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Riaklo, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet të bazohet në atë që i thanë institucionet, por dëshmitë e 20 qytetarëve, të cilët akuzojnë ministrin se i ka torturuar gjatë luftës.

Kurti duke komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj se ka marr të dhëna nga institucionet e Kosovës se nuk kanë të dhëna për një gjë të tillë, ka vlerësuar se nëse këto institucione do të përgjigjeshin pozitivisht do ta rrënonin vetën.

“E vërteta nuk mund të jetë zyrtare por qytetare, nuk janë në pyetje tri institucione por 20 qytetarë që kanë dëshmuar. Haradinaj u ka bërë një pyetje këtyre institucioneve të cilat do të përgjigjeshin pozitivisht do ta rrënonin të veten, dhe natyrisht që janë deklaruar negativisht”.

“Është e domosdoshme që barra e provës të jetë tek z. Rikalo. Është legjitime që edhe një serb nuk bërë asgjë të pyetet nëse di që ndokush ka bërë ndonjë gjë. Besoj që Rikalo është verifikuar, por nga Vuçiqi e jo nga AKI”, ka thënë Kurti.

Kurti i kërkon sqarim Haradinajt pse e shkroi në programin qeverisës “kemi një histori tragjike të marrëdhënieve të ndërsjella me Serbinë”

Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i ka kërkuar sqarim kryeministrit Ramush Haradinaj se çfarë ka nënkuptuar me fjalinë që figuron në programin qeverisës për serbët.

Kurti ka thënë se tek faqja e 10-të tek fqinjët është vetëm dialogu me Serbinë dhe se kjo sipas tij përbën padrejtësinë e parë.

Por sipas Kurtit, kur flitet për të kaluarën me Serbinë e të thuhet se “kemi një histori tragjike të marrëdhënieve të ndërsjella”.

“Unë besoj se kjo ka pasoja pastaj në veprimet që merren ose nuk merren. Un besoj që ju mendoni ndryshe por ajo çka është e rëndësishme çka po shkruhet këtu, që janë shprehje e vetë censurës tonë, por viktima të vetë censurës jemi vetë dhe edhe të Serbisë edhe të vetes sonë”, ka thënë Kurti.

Haradinaj ia sqaroi Kurtit se asnjëherë nuk ka aluduar në barazim kur e ka përdorur këtë fjali. Ai madje u shpreh se kjo nuk ishte dashur të figuronte në programin qeverisës.

“E vërteta është e vërtet kemi qenë viktimë dhe nuk besoj që dikujt i ka shku mendja balancimi me këtë. Për marrëdhëniet me Serbinë dhe Beogradin dhe Listën Serbe në koalicion unë mendoj se se pajtohemi të gjithë se betimi kur është dhënë sallë me këtë kushtetutë, pas atij betimi ju kam thanë edhe pas kësaj se s’kam ndonjë marrëveshje tjetër përpos temave që janë përmend këtu”, tha kryeministri.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme