Kurti: 363 qytetarë të komunave veriore punësohen falë skemës qeveritare edhe 428 vende të lira

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ka edhe 428 vende të lira punë, të cilat sipas tij, mbështeten nga skema e Qeverisë së Kosovës.

“Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht në katër komunat në veri kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu ai theksoi se skema e masës 1.8 “Qeveria për Familjet” u prezantua për herë të parë në korrik të vitit 2022, me një fond prej 10 milionë eurosh.

“Kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 363 personave deri më 30 gusht, ndërsa janë të hapura edhe 428 vende të lira pune. Më shumë punësim do të thotë më shumë mirëqenie, integrim dhe ndërveprim mes komuniteteve,” tha Kurti, duke ftuar qytetarët të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat veriore.

Të ngjashme