Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të shtunën në mbrëmje.
Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi ka filluar rreth orës 20:00 dhe në të ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime deri më tani, por pa arritur një marrëveshje konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik. Ndërkaq, në takimin e fundit është bërë e ditur se janë diskutuar edhe disa emra konkretë për postin e presidentit të Kosovës.
Megjithatë, të dy liderët kanë theksuar se nevojiten edhe takime të tjera për të arritur një marrëveshje.
Zgjedhja e presidentit mbetet një nga çështjet kryesore për tejkalimin e krizës institucionale në vend.