Në Berlin të Gjermanisë po i zhvillon punimet Samiti i Procesit të Berlinit i cili shënon vitin e 10-të jublar.
Ky samit ku është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u hap nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Tashmë është realizuar edhe fotoja e përbashkët e pjesëmarrësve të këtij takimi.
Në të kryeministri kosovar shihet afër homologut të tij shqiptar, Edi Rama si dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.