Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, me rastin e 34-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu kanë bërë homazhe te varrezat e tyre në lagjen “Velania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast kreu i Qeverisë, tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”.
“Erdhëm të bëjmë nderime para dy dëshmoreve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu sot me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre heroike edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne kemi pasur çlirimtarë edhe para dëshmorëve të fundit ne kemi pasur dëshmor të kombit të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999”.
“Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm popullit tonë ‘deri në frymën e fundit’. Ata punuan bashkë vepruan për çlirim dhe bashkim, për liri dhe drejtësi deri në frymën e fundit dhe pos si Rexhep Malaj, Nuhi Berisha pesë vjet para tyre dhanë jetën për Kosovën për popullin shqiptar andaj, ne sot i kujtojmë me shumë mall dhe krenari. Lavdi Afrimit Fahriut”.
Më pas homazhe do të bëhen edhe në vendin e vrasjes së dy heronjve. Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen “Bregu i Diellit.