Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, derisa po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të udhëhequr nga ai, raporton Ekonomia Online.
Mocioni është iniciuar me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kësaj i parapriu shkarkimi i Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Ky mocion është nënshkruar nga 43 deputet.