Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arsyetuar emrat e kabinetit qeveritar që propozoi në seancën e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë, e pa çka tha se Dimal Bashën gjithnonë e ka menduar ta ketë në kabinet qeveritar, raporton Ekonomia Online.
Kurti madje lavdëroi punën e Bashës si kryekuvendar.
”Të gjithë emrat që janë propozuar janë rezultat i analizave të brendshme. Emrat e përvetshëm janë kryekëput për fazën që na pret të planit tonë. Ne do të jemi bashkë në ecjen tonë, por kush, kur dhe ku, këto janë dikastere për të cilat flasim brenda.
Për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv. Në qeverinë Kurti 3 e kam menduar Dimal Bashën. Në fund u votua Dimal, besoj që e bëri shumë mirë punën si kryetar i Kuvendit gjatë kësaj periudhe që është rreth dy muaj. Nuk kam asnjë vërejtje prej tij. Por besoj që vlera e tij e madhe, në të vërtetë, do të ishte në ekzekutiv.”
