Kurti: Ata që nuk janë gjallë më meritorët për ushtrinë

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:42 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i VV-së, Albin Kurti, pas votimit të ushtrisë, tha se meritorë për formimin e ushtrisë janë të gjithë ata që nuk janë gjallë, raporton Ekonomia Online.

Kurti në hollin e Kuvendit, shtoi se nga sot Kosova është bërë me ministrinë e Mbrojtjes dhe se FSK-ja po shkon drejt forcimit si ushtri.

“Me këto tri ligje të reja në Kosovë janë bërë dy hapa të mëdhenj përpara. Kosova ka fituar ministrinë e mbrojtjes dhe është avancuar FSK-ja drejt ushtrisë së shtetit, drejt forcave të armatosura të Kosovës”.

“Është e domosdoshme që në ditët e ardhme këtë avancim ta përcjellim me përkushtim buxhetor me qëllim që ta ngrisim kapacitetin vetëmbrojtës, por edhe sasinë dhe cilësinë e armatimit, në mënyrë që të rrisim aftësitë për mbrojtjen e shtetit. Dy amendamente ishin të rëndësishme: 7 edhe 42. Amendamenti shtatë e fuste fjalën sovranitet dhe 42 e hiqte kufizimin për 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë”.

“Kjo është një fitore e secilit njeri në Kosovë. Kemi vuajtur dhe kemi pasur shumë sakrifica”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/210804513173930/

Të ngjashme