Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në facebook për Projektligjin për Çmimin e Produkteve Medicinale, të cilin e ka miratuar Qeveria.
Ai tha se ky projektligj mundëson përballimin e sëmundjeve me barna të përballueshme dhe të vendosen çmime tavan për ilaçe.
“Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, shkroi Kurti.
Ai tha se nuk mjafton që barnat të jenë vetëm në barnatore nëse nuk janë në sirtaret e shtëpive tona.
“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, shkroi Kurti.
