Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kreministër, Albin Kurti, i shoqëruar me Akademik Rexhep Qosjen, sot vizituan simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
“Sot në mëngjes ishim në vizitë te Baca Adem Demaçi me Prof. Rexhep Qosjen. Qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre”, shkruan Kurti.
“Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot, me entuziazëm të paepur porosit: Përpara!”.