Kurti bën apel kundër zjarrvënieve: Një zjarrfikës e humbëm në krye të detyrës

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë apel që të mos shkaktohen zjarret dhe të raportohet ato sa më herët për të shmangur tragjeditë në këto temperatura të larta, raporton Ekonomia Online.

Para mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se apelin e bën duke i shprehur ngushëllimet familjes së zjarrfikësit Sefadin Osmanaj që humbi jetën në krye të detyrës.

“Temperaturat e larta gjithashtu rrisin rrezikun për zjarre dhe përhapjen e tyre të shpejtë. Përballë kësaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve dhe kurrsesi shkaktar i tyre apo nga pakujdesia. Përveçse janë vepra penale dhe që dënohen me ligj, kanë potencial të madh të tragjedive njerëzore dhe pasojave mjedisore të pamatshme. Në këtë ballafaqim, vendi ynë tashmë e ka përjetuar një humbje të dhimbshme javën që lamë pas. Zjarrfikësi Sefadin Osmanaj humbi jetën në krye të detyrës. Ngushëllimet tona për familjen Osmanaj janë apeli ynë më i zëshëm kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në identifikimin e hershëm dhe reagimin e menjëhershëm në rast të zjarrit”, tha Kurti.

Ai tha se për këtë çështje ka folur edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një “takim konsultues dhe koordinues”. “Ndihma e KFOR-it është shumë e rëndësishme në këtë çështje”.

Të ngjashme