Kurti bën bilancin e qeverisjes për 2021-ën: Miratuam 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës ka bërë bilancin e vitit që po e lëmë pas, sa i përket punës së Qeverisë.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se viti po përmbyllet me 52 mbledhje të Qeverisë përgjatë 40 javëve.

Në mbledhjen e fundit të vitit u morën plot 27 vendime, nga 485 sosh në total.

Kurti thotë se janë miratuar shtatë projektligje tjera shumë të rëndësishme:

– ai për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj;

– Projektligjin për plotësim ndryshimet për financimin e subjekteve politike nëpërmjet të cilit do të rrisim transparencës dhe llogaridhëniet e partive;

– atë për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti thotë se qeveria që drejton ka shënuar rekord sa u përket miratimit të projektligjeve.

“Kështu, këtë vit kemi miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja jonë është vetëm 9 muaj në detyrë”.

“Dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit me vlerë 513.872 Euro”.

“Emëruam sekretarin e ri të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Vendosëm ligjshmërinë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020 me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme i vazhdohej mandati edhe për tre vjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme