Kurti bën llogaritjet se sa do t’i kushtojnë shtetit shtesat nga pakoja për përballje me inflacionin

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media sot prezantoi pakon për përballjen me inflacion.

Nga kjo pako do të përfitojnë ata që kursejnë energjinë elektrike, familjet me asistencë sociale, pensionitët, studentët, punëtorët e ndërrmarjeve publike, punëtorët e sektorit publik si dhe subvencionimi i rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat.

E se sa do t’i kushtojë komplet kjo shtetit, Kurti i ka bërë llogaritjet dhe i ka publikuar në Facebook.

“Në përkrahje të qytetarëve tanë, në muajt në vijim, do të ndajmë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion. Përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme