Kurti bëri homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Minir Dushi

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në homazhe dhe shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjen e akademikut Dushi.

Ai theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Dushit në fushat akademike, pedagogjike dhe shoqërore, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të fushës së shkencës dhe kulturës në Kosovë.

“Kontributi akademik dhe pedagogjik i Minir Dushit është i pamatshëm dhe do të shtrihet gjatë në këtë shekull,” u shpreh Kurti.

 “Kontributi akademik dhe pedagogjik, shoqëror dhe kombëtar i profesorit dhe intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm për ne dhe do të shtrihet gjatë edhe në këtë shekull. Mua, personalisht, librat e tij, e sidomos ai mbi Trepçën dhe Hajdar Dushin, i mbaj në zemër të bibliotekës”, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë për akademik Minir Dushin.

Të ngjashme