Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve ka prezantuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
“Buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliard euro apo 9 për qind me i lartë se sa buxheti i viti të 2024. Buxheti i vit 2025 është buxheti i katër që po e prezantojmë si qeveri. Si në qeveri, si në Kuvend buxhetin e kemi prezantuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Karakteristik e këtij buxheti janë: buxheti për paga është 13 për qind me i lartë se vitin 2024, për mallra dhe shërbim 3.2 për qind se më i lartë se vitin 2024. Buxheti për investime kapitale është 3.8 për qind më i lartë se vitin 2024… Kosova vazhdoj që të ketë çmimin më të lirë të energjisë në rajon”, ka thënë Kurti.
“Që të dy ligjet deputet opozitar i bllokuan duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e gjykata që më shpesh bënë bilanc politik se sa së që ndan drejtësi, njërin ligj atë për çmimet tavan, kurse tjetrin e miratoj atë për pagën minimale. Dëm gjithsesi, për të parin se nuk hyri në fuqi, për të dytin se nuk u morr vendim për një vit”, tha Kurti
Ai tha se ky buxhet është buxhet për familje, pasi sipas tij secila familje do të përfitoj nga buxheti i përbashkët i shtetit tonë si as një here më parë e si as një qeveri më parë.