Ka filluar mbledhja e 103 e Qeverisë së Kosovës ku në rend dite është edhe projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023.
Kryeministri i Kosovës ka thënë që buxheti për këtë vit do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro.
“Kemi shtuar 240 pozita të insepktoriatit, kjo do të thotë me shume inspektore te punës ashtu që të mbrohen të drejtat e puntorëve”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se shëndetësia, mbrojtja, arsimi e bujqësia vazhdojnë të jenë prioritet i tyre, duke shtuar se kanë ndarë 296 milionë euro për shëndetësinë ne nivel qendror dhe lokal.
“Rendesi i kemi kushtuar dhe nderimit të infrastruktiures shendetesore duke shtuar rritjen e buxhetit te caktuar”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se kanë buxhetuar ndërtimin e 11 çerdheve, ai shtoi se kane shtuar dhe 243 pozita te reja per staf dhe kanë përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi te kufizuar.