Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm është 3 miliardë e 600 milionë euro

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 15:26 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti për vitin 2025 do të jetë mbi 3 miliard e 600 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit shtoi se kjo rritje e buxhetit po behët nga Qeveria e parë që e përfundon mandatin deri në fund.

“Për të shënuar edhe rekordin historik si Qeveri e parë që e përfundon mandatin deri në fund. Vit pas viti kemi pasur rritje dyshifrore të buxhetit. Për vitin 2025 shënon niveli  e 3 miliard e 608 milion euro”, ka thënë Kurti në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Kurti ka njoftuar se 105 milionë euro janë ndarë për nevoja të shëndetësisë, me qëllim që të sigurohen barnat esenciale, ndërsa 87 milionë euro janë ndarë për nevoja të sigurisë e mbrojtjes, municion e pajisje furnizime të nevojshme “që Policia e ushtria t’i kryejë detyrat me efikasitet”.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se janë ndarë 930 milionë euro për investime infrastrukturore e 60 milionë euro për skema të shtesave për fëmijë.

“87 milionë euro i kemi planifikuar për siguri dhe mbrojtje. Bujku ynë do të vazhdoj qe të jetë më i mbështetur në rajon me subvencione dhe grante. Për investime infrastrukturore janë ndarë 930 milion euro për ndërtimit të hekurudhave, rrugëve e autostradave. Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesë veriore të vendit. Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat…” ka thënë Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme