Kurti dëgjon hallet e prizrenasve

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 21:38 | Nga

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet nga radhët e kësaj lëvizjeve në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Prizrenit dhe atë Sharrit.

Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet Kurti së bashku me aktivistë të tjerë vizituan tregun në Brodosdanë, një fabrikë për përpunimin e mishit si dhe takoi studentë të Prizrenit.

Gjatë këtyre vizitave dhe takimeve VV thotë se është njoftuar me problemet që i karakterizojnë këta qytetarë.

“Si dhe u konfirmua mbështetja për VETËVENDOSJE!-n, si e vetmja alternativë për ndryshimin që na duhet”, thuhet në njoftimin e VV-së në faqen zyrtare në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme