Kurti del nga salla pas përfundimit të seancës gjyqësore

Prishtinë | 03 Sht 2025 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të akuzuar për kanosje ndaj tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti është larguar nga salla e gjykatës, raporton Ekonomia Online.

Seanca u zhvillua nën masa sigurie, ndërsa të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë.

Kurti nuk dha ndonjë deklaratë për media pas daljes nga salla.

Të ngjashme