Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minut heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole.
Por, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij, e kjo sipas deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, është bërë vetëm pse Dole njihej si mik i shqiptarëve.
Kurti shkruan se deputetët serbë janë ende të politika e para 20-30 vitesh.
Postimi i saj i plotë:
Deputetet e Listes Serbe nuk ngrihen ne kembe ne minutin e heshtjes per nderimin e vepres se diplomatit amerikan Bob Dole.
Vec pse njihej si miku i shqiptareve sot nuk jane as te e njerezishmja. Ata po i hakmerren per qendrimet e tij, sidomos ne vitet e ’90-ta. Pra ende jane te politika e para 30 e 20 vjetesh.
As te minimumi i respektit ne raste vdekjesh ku bashkohen njerezimi.