Albin Kurti tha se votat e 80 deputetëve pro Demarkacionit ju bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçit.
“Sot 80 deputetë iu bashkuan tradhtisë së zotëri Thaçit iu bashkuan Ne jemi më të bindur se kurrë se njëherë është dashur të bëhet korrigjimi e më pas ratifikimi që njëherë është dashur të zbatohet kushti për luftimin e korrupsionit e më pas demarkacioni me Malin e Zi. Është e qartë që Veseli shau publikisht dhe një gjë ë tillë është tejet e paskrupullt që të mos reagoj qytetarët meqenëse ky është njeriu më i gabuar”, tha ai.
Ndërkaq Fatmire Kollqaku tha se Vetëvendosja ka dashur një shtet normal.
“Ajo çka kërkoi Lëvizja Vetëvendosje, është që të sillemi si një shtet normal. Besoni qe këto improvizime ky shtet duhet ti jap fund. Liberalizimi brenda viti është i pamundur. Edhe ne e kërkojmë liberalizimin por fatkeqësisht nuk do të ndodh lëvizja e lirë po ikja e lirë e qytetarëve”, tha ajo.