Kurti: Dështimi i Serbisë në GJND nuk u shfrytëzua nga Kosova

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes së Vetëvendosjes ka thënë se dështimin që e pati Serbia në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhjetë vjet më parë, nuk është shfrytëzuar nga Kosova.

GJND-ja në mendimin e saj këshillues kishte konstatuar se Serbia nuk ka të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj. GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/920060081827210/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme