Kurti dhe drejtori i BERZh-it flasin për avancimin e projekteve në zhvillimin e ekonomisë

Prishtinë | 01 Gus 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZh për Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë këtij takimi, palët theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe parqet industriale që mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BERZh-it, duke synuar avancimin e projekteve strategjike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.

Kurti i falënderoi përfaqësuesit e BERZh-it për takimin dhe bashkëbisedimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë e vullnetin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Të ngjashme