Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama.
Gjatë takimit të kryeministrit Kurti me gjeneralin Rama është diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krahas kësaj dinamike, kryeministri Kurti e gjenerali Rama vendosën që Gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për Kryeministrin, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit.