Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe drejtuesi i grupit parlamentar, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny dhe sekretarin politik të ambasadës, Olle Ingvarsson.
“Në takim u ndanë mendimet mbi situatën në vend dhe mbi zhvillimet që priten të ndodhin në skenën tonë politike në ditët dhe javët në vazhdim. Kryetari Kurti përsëriti me partnerët e ambasadës së Suedisë qëndrimin e Lëvizjes për domosdoshmërinë e ndryshimeve të mëdha politike në Kosovë që do të hapin një horizont të ri për daljen nga kriza dhe përparimin e saj. Në veçanti u diskutua për nevojën e trajtimit të barazisë gjinore dhe krizës klimatike ne shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postimin e Lëvizjes në Facebook.
Më tej thuhet se në bisedë ambasadorja Ahliny përsëriti gatishmërinë e saj për t’i përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, një gatishmëri reciproke kjo edhe nga ana e Lëvizjes.