Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po takohen sot në objektin e Qeverisë, në kërkim të një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend, ku edhe pas tetë përpjekjesh nuk u konstitua ky institucion ligjvënës, raporton Ekonomia Online.
As Kurti, as Krasniqi nuk folën për media para takimit.
LDK-ja, ndërkaq, ka refuzuar ftesën e Kurti për këtë takim.
Vazhdimi i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.