Ka dy vjet që është kryeministër dhe Kurtin nuk e mbaj mend të ketë realizuar vizita nëpër komuna, ne kohë krizash apo edhe situata ma normale.
Përjashto Istogun kur e përuroi urën “gjigante”, ma të madhen në Evropën Juglindore. Njëjtë ka vepru edhe Vjosa Osmani, noterja e Qeverise.
Edhe sot kur disa komuna, sidomos Skenderaj e Mitrovica perballen me vërshime nga me te mëdhatë ndonjëherë, te dytë qeverisin nga aeroplani apo sallonet e modelimit.
Kur kishte fushatë, Kurti fyente Drenicën me nje kallabllak Njesi Speciale. Edhe tash, le te merr Njesine Speciale e le te doket ne keto komuna.
Jo se munet me e nale ujin – po se e ka obligim me kane aty edhe me pa çka munet me ndihmu Qeveria pas situatës.
Ndoshta hala s’u kthy nga keto forumet ku i shet mend ni dyjeje se qysh duhet me qeverise.