Kurti dhe Trump kanë shumë të përbashkëta mes tyre

Prishtinë | 07 Nën 2024 | 19:12 | Nga Shenoll Muharremi

Nuk kemi dhe nuk duhet me projektu artificialisht një garë apo ‘luftë’ mes Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit dhe Richard Grenell, Administratës së Trump. Nëse analizohen besimet, qëndrimet dhe veprimet, Trump dhe Kurti kanë shumë ngjashëmri.

Të dy, fundja kanë ardhur në pushtet si pasojë e dështimit në qeverisje të liberalëve dhe margjinalizimit të një pjese të popullatës që nuk kanë përfituar nga estabilishmeti i vjetër.

Gjithashtu Trump fillon mandatin në janar, ndërsa në shkurt kemi zgjedhje në Kosovë. Nga fillimi i 2025 do të kemi një situatë ndryshe nga kjo sot. Mos të harrojmë që akterët kur janë në qeveri ndryshojnë dramatikisht, janë racional. Nga opozita dhe jashtë pozite zyrtar personi mund të flasë gjithcka, por nga pozita publike ku përfaqëson tjerët, jo vehtën, ndryshe flitet dhe veprohet.

Edhe nëse R. Grenell do të emërohet si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare tek Presidenti Trump ai do të synoj të sjellë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.. e për këtë i duhet bashkëpunimi i Kurtit.

LVV është më e ‘dëmshme’ në opozitë sesa brenda për një marrëveshje me Serbinë. Kështuqë, shumë persona mund të befasohen nga një bashkëpunim i Shtëpisë së Bardhë me Albin Kurtin në të ardhmën, që nuk është i pamundur, por një interes politik i dyanshëm.

Ndryshime dramatike nuk do të ndodhin në politikën e SHBA-së në Ballkan. Fundja, Kosova dhe rajoni nuk janë prioritet, është Ukraina dhe Lindja e Mesme. Një situatë tjetër është që, ministria e jashtme, me siguri ka me pas ndryshme në drejtimin e saj, thujase në secilën scenario në qeverinë e ardhshme. Kjo nënkupton, që qasja dhe politika e jashtme e Kosovës do të drejtohet ndryshe dhe ‘normalizohet’ prej vitit 2025 e pastaj.

Kjo nuk dmth që Kurti dhe LVV nuk do të jetë në qeveri, këtë e përcaktojnë vota, thellësia e përkrahjes nga zgjedhjet. Por e dijmë me siguri të lartë që LVV nuk do të qeverisë vet dhe qeveria e ardhshme do të dalloj dramatikisht nga kjo tani si nga qasja ashtu edhe nga përmbajtja dhe eficienca.

Edhe vet LVV, e cila ka mësuar shumë nga eksperienca në qeverisje por edhe gabimet, nëse mbetet në pushte do të jetë më e përgatitur sesa herën e parë. LVV mundet gjithashtu në një situatë ku nuk ka kushte të bëjë partneritet me partitë opozitare, mund të vendosë të dalë në opozitë ‘vullnetarisht’, edhe pse nuk është shumë e pritshme kjo.

Por Kurti dhe VV gjithsesi do e kenë një partner tjetër në koalicion dhe kjo nënkupton me automatizëm që edhe vendimet e politikat e ardhshme në qeverinë e re të Kosovës do të bëhen me më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim. Do të ketë më shumë më tepër konsensus në vendime, gjithëpërfshirje. Më pak ‘kontradita’ e vendime të ‘njëanshme’.

Kosova në vitin 2025 do të ketë një qeverie shumë më ndryshe nga kjo sot. Qeveria e Kosovës dhe Administrat Amerikane kanë shumë interese të përbashkëta. Kryesoret janë paqa dhe stabiliteti në Kosovë dhe Ballkan. Prosperiteti dhe zhbllokimi i potencialit ekonomik të Kosovës. Sidomos përshpejtimi i rrugëtimit të Kosovës dhe rajonit drejt BE-së. Këto do të jenë temat kryesore për vitin e ardhshëm.

Të ngjashme