Kurti dhe zëvendës-shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nderojnë viktimat e sulmit të 11 Shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm në aleancë me miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë të mërkurën se solidarizohet me familjet e viktimave, që në mesin e të vrarëve ishin edhe tre shqiptarë.

“Kujtimi ynë shkon për viktimat e solidariteti me familjet që i kanë humbur më të dashurit dhe gjithashtu bashkëpunimi me qeveritë demokratike anembanë botës, të prira nga Shtetet e Bashkuara. Para 23 vjetëve, 2977 qytetarë të SHBA-së, 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtonin ata, ranë heroikisht dhe shënuan një datë që sot paraqet edhe një epokë të re që prej atëherë. Terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë…Në mesin e atyre që u vranë ishin edhe tre bashkatdhetarë që i kujtojmë. Familjet Camaj, Dedvukaj e Gjonbalaj. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë ditë përkujtimi”, ka thënë Kurti.

Zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, ka falënderuar institucionet kosovare për mbështetjen për sulmin e 11 shtatorit.

“Dua te shpreh mirënjohje për qytetarët e Kosovës të cilët kanë dhënë mbështetjen e palëkundur për ngjarjen tragjike të 11 shtatorit. Akti i tmerrshëm i 11 shtatorit nuk është vetëm sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sulm ndaj lirisë dhe demokracisë. Përderisa ne nderojmë guximin dhe rezistencën e atyre që na ndihmuan të rimëkëmbemi nga ajo ditë, zjarrfikësit, ekipet e emergjencës, dhe të gjithë ata që dhuruan shumë për të na ndihmuar të rimëkëmbemi pas javëve e muajve të tërë”, u shpreh ajo.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.

Të ngjashme