Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhuruar gjak në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Deahri, raporton Ekonomia Online.
Kurti nuk ka pranuar që të deklarohet për medie.
Gjatë ditës janë zhvilluar një varg aktivitetesh në shënim të përvjetorit të vdekjes së Deharit.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.