Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është mirë të thuhet se po dështon dialogu në Bruksel, por “se po dështon për shkak të qëndrimeve të Serbisë”, raporton Ekonomia Online.
“Së pari jam kryeministër dhe bashkëpunoj me udhëheqës botërore. Si kryetar i VV-së, jam socialdemokrat dhe përkrah demokratët. Marr pjesë në samitet simotra si në Evropë por edhe në Botë. T’i shohim rezultatet në SHBA e më pastaj t’i shohim edhe përzgjedhjet që bëhen”, tha Kurti.
Teksa foli edhe për dështimin e rezultateve në dialog me Serbinë, këtë të fundit e quajti destruktive.
“Besoj se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i sqaron se si po shkojnë takimet bilaterale dhe trilaterale. Ata (Serbia) kurrë nuk japin qëndrime. Vitin e kaluar për planit të sekuencimit kemi dhënë tri qëndrime, ndërsa pala serbe nuk e ka dhënë asnjë. Nuk është mirë të thuhet se po dështon dialogu në Bruksel, duhet të thuhet se po dështon për shkak të qëndrimeve të Serbisë”.