Kurti: Dikur niveli qendror i bënte opozitë atij lokal, tash është anasjelltas

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti në një fjalë rasti para kabinetit qeveritar tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, ndërsa tash është anasjelltas.

Sipas tij, të dyja këto janë qasje të gabuara sepse niveli qendror dhe ai lokal duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike.

Kurti ka thënë se për financimin komunal nga Komisioni i Granteve ka ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.

“Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë qeverisjes sonë sesa gjatë qeverisë së mëparshme, apo rritje mbi 35%. Ndërkaq, Granti i Përgjithshëm për Komuna për vitin 2024 kapë shumën prej 284.7 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. Kjo vlerë rekorde e Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në Buxhetin e Shtetit. Rritje ka edhe në Grantin specifik për Shëndetësi dhe Grantin specifik për Arsim”.

“Granti për Shëndetësi për vitin 2024 ka rritje prej 16% krahasuar me vitin 2023, apo 11.5 milionë euro, ndërsa Granti për Arsim është rritur për 18.5%, apo 37 milionë euro. Në atë mbledhje, Komisioni i Granteve miratoi buxhetin me rritje edhe për Grantin e Kryeqytetit me afro 12% krahasuar me vitin 2023, si dhe Financimin për teatrot me rritje prej 80%. Në fillim të prillit, në një takim, ku ishin të ftuar të gjithë kryetarët e komunave, hapëm thirrjen publike për Komuna për masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat e banimit social, në kuadër të pakos 75 milionëshe për përballje me krizën energjetike. Në maj të vitit të kaluar, nënshkruam “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, në kuadër të agjendës sonë të gjelbër”, ka thënë Kurti.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave, të katërtin deri më tani, me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit mes nivelin qendror dhe atij lokal dhe për të diskutuar për çështjen me interes për qytetarët… Këto janë dëshmi të forta sepse janë fakte të qarta të mbështetjes dhe gatishmërisë për bashkëpunim të afërt të Qeverisë me Komunat. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë, gabim është edhe tani, bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”.

Fjalimi i plotë:

Të nderuara zëvendëskryeministre, Gërvalla dhe Rexhepi,

Të nderuar ministra dhe zëvendësministra,

Të dashur qytetarë,

Para dy javëve, Komisioni i Granteve mbajti një takim të rëndësishëm, në të cilin u miratua ndarja e granteve për komuna për periudhën 2024-2026.

Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë qeverisjes sonë sesa gjatë qeverisë së mëparshme, apo rritje mbi 35%.

Ndërkaq, Granti i Përgjithshëm për Komuna për vitin 2024 kapë shumën prej 284.7 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. Kjo vlerë rekorde e Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në Buxhetin e Shtetit.

Rritje ka edhe në Grantin specifik për Shëndetësi dhe Grantin specifik për Arsim. Granti për Shëndetësi për vitin 2024 ka rritje prej 16% krahasuar me vitin 2023, apo 11.5 milionë euro, ndërsa Granti për Arsim është rritur për 18.5%, apo 37 milionë euro.

Në atë mbledhje, Komisioni i Granteve miratoi buxhetin me rritje edhe për Grantin e Kryeqytetit me afro 12% krahasuar me vitin 2023, si dhe Financimin për teatrot me rritje prej 80%.

Në fillim të prillit, në një takim, ku ishin të ftuar të gjithë kryetarët e komunave, hapëm thirrjen publike për Komuna për masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat e banimit social, në kuadër të pakos 75 milionëshe për përballje me krizën energjetike.

Në maj të vitit të kaluar, nënshkruam “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, në kuadër të agjendës sonë të gjelbër.

Javën tjetër, do të mbajmë takimin e radhës të përbashkët me Kryetarët e Komunave, të katërtin deri më tani, me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit mes nivelit qendror dhe atij lokal dhe për të diskutuar për çështje me interes për qytetarët.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, që është edhe ministri i linjës, është në komunikim dhe dispozicion të përhershëm me krerët e komunave, pa dallim.

Këto janë dëshmi të forta, sepse janë fakte të qarta, të mbështetjes dhe gatishmërisë për bashkëpunim të afërt të Qeverisë me komunat.

Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale. Sot, qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është edhe tani. Bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Të dy nivelet e qeverisjes burojnë nga vullneti i qytetarëve. Prandaj, edhe duhet të jemi në shërbim të tyre. Qeveria është e të gjithëve. Edhe e komunave. E komunat janë të qytetarëve, jo të partive politike.

Ju falemnderit.​

Të ngjashme