Kurti diskuton me ambasadorin Orav për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin rajonal

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Së bashku diskutuan mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian për çka kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave.

Tutje, shprehu dhe angazhimin e dëshmuar të Kosovës edhe në kuadër të Planit të Rritjes, si një mekanizëm që shtyn përpara integrimin e rajonit në BE, e prej së cilës Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro.

Të ngjashme