Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sheshin qendror të Prishtinës pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit ku LVV ka marrë rreth 43 %, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se shettit të Kosovës i mungon Kuvendi.
“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, ka thënë Kurti.
Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.
“Në javët në vijim ,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politikenë Republikën e Kosovës, sepse ne e kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha interesin publik, vullnetin e përgjithshëm dhe Republikën sovrane e të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me devotshmëri”, ka deklaruar Kurti. ”, ka thënë Kurti.
