Kurti: Do të takohem për herë të parë me Vuçiqin, s’është vazhdimësi e dialogut të vjetër

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 14:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se takimi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë takim i vazhdimit të dialogut. Këtë deklaratë ai e tha pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam takuar dy prej kryetarëve të tre partive opozitare, përveç kësaj do ta kemi një diskutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deri tanishme të procesit të dialogut. Në takimin që do vazhdohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut është takim i parë me të cilën për herë të parë ta kem përballë presidentin e Serbisë me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë për veç në drekën zyrtare. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim se cili mund të jetë kapitulli i ardhshëm”.

Kurti tha se muaji tetor është më i përshtatshmi për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tutje, Kurti tha para gazetarëve se ende nuk kanë vendosur për kandidatin e kësaj partie për komunën e Prishtinës.

“Pasi që me 22 tetor të 2017 u patën mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është.”

“Nuk më takon mua si kryetar, do të ketë proces te brendshëm në përputhje me statusin, ne do ta kemi emrin që i duhet kryeqytetit”.

https://vimeo.com/558033763

Të ngjashme