Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në negociata e ka palë Serbinë dhe emisarët në mes dhe me ta duhet të negociojë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se për PDK-në interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme.
Çitaku po ashtu ka thënë se PDK është konsistente për dialogun dhe mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke.
Ndërsa, sipas tij, për Kurtin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve e që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri.
Postimi i saj i plotë:
Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata.
Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve.
Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme.
Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke.
Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri.