Kurti: E diela është ditë e bardhë dhe e ndritshme, ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 09:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë., raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova si shtet i pavarur i kthehet popullit si “burim i sovranitetit”.

Madje ai shtoi se e diela është ditë e bardhë dhe e ndritshme, ashtu siç do të jetë e ardhmja e vendit.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë”.

“Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet”.

“Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, që paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe përdorur”.

“Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme